lajme

Albanian Bowl 2018

Sipas kalendarit të miratuar të Federatës Shqiptare të Tenisit, do të zhvillohet në fushat e National Sport Park për të dytin vit radhazi Turneu “Albanian Bowl Open – NSP”.

Organizator i Turneut është Tenis Shkodra.

Programi i Turneut

E Premte Datë 27.04.2018, 12:00h U-14 djem dhe 13:30h U-14 vjaza

E Shtune Datë 28.04.2018, 09:30h U- 12 djem dhe 11:30h U- 12 vajza, dhe 15:00h GREEN për të dyja gjinitë

Pjesëmarrja në turne është e hapur edhe për fëmijë nga vendet të tjera. Kanë konfirmuar pjesëmarrjen pjesëmarrës nga Kosova, Maqedoni dhe Mali i Zi.

Për çdo problematikë, drejtuesit e Turneut Dino Mehmedoviq +382 69 741 130 dhe Fation Dibra +355 69 467 5567 do të jenë të gatshëm për të shërbyer.

Për fituesit do të ketë Kupa dhe Medalje.