lajme

Nga Data 12-14 Tetor nis Turneu “Korça Open”

Bashkojuni Eventit

https://www.facebook.com/events/144155923204962/?ti=cl

Në datat 12 – 14 tetor në qytetin e Korçës do të organizohet turneu “Korça Open“ për moshat U12, U14 dhe U-16 për djem dhe vajza. Turneu do të zhvillohet në fushat e Parkut Olimpik në qytetin e Korçës. Pjesëmarrja në turne do të jetë 15 euro.
Organizator i Turneut është Shoqata e Tenisit Korça.
Per çdo problematikë personi që duhet kontaktuar është Z. Ervin Rota, tel, 069 218 2552

Lexo më shumë
lajme

Tenis / Shqipëria synon mikpritjen e ndeshjeve të Kupës “Dejvis

ASNN – Federata Shqiptare e Tenisit synon që të fitojë vitin qëvjen të drejtën e organizimit në Tiranë të ndeshjeve të njërit prej grupeve të nivelit të 3-të të Kupës “Dejvis” 2019. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar zyrtarisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar burime pranë kësaj Federate, që kanë theksuar se kandidatura e Tiranës është ende në fazën e saj fillestare. Ai është turneu më prestigjioz i tenisit në botë dhe padyshim, për Shqipërinë mbetet ende një realitet i largët.

Turneu i skuadrave përfaqësuese, që njihet si “Dajvis Cup” e ka bërë tanimë prej disa vitesh pjesë të tij edhe tenisin kuqezi, ndonëse duhet theksuar se niveli i pjesëmarrjes për momentin mbetet ende tek përfaqësimi, më tepër sesa tek konkurrimi...

Lexo më shumë
lajme

Turneu i moshave, Korça Open 2018

Sipas kalendarit të miratuar të Federatës Shqiptare të Tenisit, do të zhvillohet ditën e Shtunë dhe të Djelë, në datat 26 – 27 Maj 2018 në fushat e Parkut Olimpik në qytetin e Korçës Turneu “Korça Open 2018”. Brenda turneut do të ketë lojra për djem dhe vajza të grupmoshave U10, U12 dhe U14. Pagesa e turneut do të jetë 1000 Lekë. Kjo pagesë do të shërbejë për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve organizative të turneut. Sponsor i aktivitetit, Bashkia Korçë.
Organizator i Turneut është Shoqata e Tenisit Korça.
Kontakt, Ervin Rota, 069 218 2552.
Për fituesit do të ketë Kupa dhe Medalje.
Suksese pjesëmarrësve!

Lexo më shumë
lajme

Albanian Bowl 2018

Sipas kalendarit të miratuar të Federatës Shqiptare të Tenisit, do të zhvillohet në fushat e National Sport Park për të dytin vit radhazi Turneu “Albanian Bowl Open – NSP”.

Organizator i Turneut është Tenis Shkodra.

Programi i Turneut

E Premte Datë 27.04.2018, 12:00h U-14 djem dhe 13:30h U-14 vjaza

E Shtune Datë 28.04.2018, 09:30h U- 12 djem dhe 11:30h U- 12 vajza, dhe 15:00h GREEN për të dyja gjinitë

Pjesëmarrja në turne është e hapur edhe për fëmijë nga vendet të tjera. Kanë konfirmuar pjesëmarrjen pjesëmarrës nga Kosova, Maqedoni dhe Mali i Zi.

Për çdo problematikë, drejtuesit e Turneut Dino Mehmedoviq +382 69 741 130 dhe Fation Dibra +355 69 467 5567 do të jenë të gatshëm për të shërbyer.

Për fituesit do të ketë Kupa dhe Medalje.

Lexo më shumë
lajme

Pjesëmarrja në Davis Cup – 2018

Eshtë mbyllur turneu ekipor botëror Davis Cup “BNP Paribas” që ndryshe konsiderohet edhe kupa e botës në tennis i organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit ITF. Ky turne për grupin ku Shqipëria merr pjesë u organizua në Plovdiv të Bullgarisë dhe në Ulqin. Ekipi ynë i zhvilloi ndeshjet në Bullgari dhe në përfundim të turneut u rendit i fundit pasi nuk arriti që të fitonte asnjë përballje.

Në fazën e grupeve, ekipi ynë kombëtar i cili përbëhej nga Arbër Sulstarova, Elbi Mjeshtri, Mario Zili dhe Genajd Shypheja që ishte njëkohësisht edhe kapiten i ekipit, zunë vendin e fundit në grup pas  përballjeve me Bullgarinë 0:3, Maqedoninë 0:3 dhe Islandën 1:2.

Në ndeshjen e fundit në play-off për vendin 7/8 kundër San Marinos, ekipi vajti me mungesa për s...

Lexo më shumë
lajme

Kalendari i muajit Prill

No automatic alt text available.

Kalendari i aktiviteteve të Federatës Shqiptare të Tenisit për muajin Prill është mjaft i ngjesur për të gjitha grupmoshat dhe ka një shpërndarje të madhe gjeografike.
Ai fillon me aktivitetin Red/Orange/Green të nisur në Shkodër, vazhdon me aktivitetin më të rëndësishëm për sa i përket paraqitjeve në arenën ndërkombëtare, Davis Cup, vazhdon me aktivitetet e Veteranëve dhe ato të Tennis Europe si në Tiranë dhe Ulqin.
Urojmë për një pjesëmarrje sa më të gjerë të Klubeve dhe Shoqatave dhe suksese të gjithë sportistëve dhe trajnerëve në këto aktivitete.
Njëkohësisht do të zhvillohen dhe kurset e para të licensimit për trajnerët e nvelit të parë Step&Goo.

Lexo më shumë
lajme

Fusha të reja tenisi në Korçë

Katër fusha të reja tenisi i shtohen qytetit të Korçës. Me një investim të Bashkisë së Korçës, numri i përgjithshëm i fushave të tenisit në këtë qytet arrin në tetë nga vetëm një, dhe ajo në kushte të papërshtatshme qe egzistonte tre vjet më parë. Kjo gjë është shoqëruar edhe me rritjen e numrit të atyre që merren me këtë sport në këtë qytet dhe shtimin e numrit të trajnerëve. Gjë që sigurisht do të shoqërohet edhe me rritjen cilësore të tenistëve nga ky qytet.
Standarti i fushave është i një niveli shumë të lartë, gjë që garanton edhe realizimin e aktiviteteve Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Aktualisht është duke u zhvilluar Turneu U12 dhe U14 për djem dhe vajza sipas Kalendarit të Federatës Shqiptare të Tenisit.
Një falënderim...
Lexo më shumë
lajme

Përfundoi Turneu i Tenisit “Pavarsia” në Tiranë

       

27 Nentor 2017

Përfundoi Turneu i Tenisit Pavarsia për moshat +35 dhe U12 në National Sport Park në Tiranë, me pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm sportistësh nga Shqipëria dhe Kosova.
Më 25 dhe 26 nëntor u zhvillua turneu për grupmosha U12, për meshkuj dhe femra. Turneu u fitua nga Melos Nallbani i cili mundi Drinor Shamollin me rezultatin 6 me 4 dhe 7 me 5.
Te femrat, turneu u fitua nga tenistja nga Kosova, Forta Morina ndaj Juna Danit të tenis Shkodrës me rezultatin 6 me 4 dhe 6 me 3.
Ndeshje mjaft interesante në moshat +35 vjeç ku në gjysëm finale dolën Holger Kosel nga Gjermania, Tedi Beni, Odeon Smailaj dhe Mildon Kumaraku. Ndeshja finale u luajt ndërmjet Holger Kosel dhe Tedi Benit e cila përfundoi me rezultatin 2 me 0 ( 6 me 0 e 6 me 3 )...

Lexo më shumë
lajme

Festivali Olimpik Rinor Europian

Hungari, GYOR 2017

 

Ekipi shqiptar është nisur drejt Hungarise ku do të përfaqësojnë vendin tonë në Festivalin Olimpik Rinor Europian GYOR 2017. Ekipi përbëhet nga 8 sportistë në 4 sporte të ndryshme përkatesisht:

ATLETIKE:
1. RELAKSA DAUTI
2. GJULIAN GURI

JUDO
1. ARMANDA LIKA
2. ROLAND VASIJA

NOT
1. ALESIA NEZIRI
2. SPIRO GOGA

TENIS
1. ANDA KADIA
2. RAJAN DUSHI

Ceremonia e hapjes është në datën 23 korrik 2017 per te vijuar me ditët e garave sipas sporteve deri në datën 29 korrik 2017
kur do të zhvillohet edhe Ceremonia e Mbylljes së këtij Festivali.
Përtej garave, sportistët do të përfshihen në një sërë aktivitetesh edukativo-kulturor të mundësuar nga organizatorët e EYOF GYOR 2017.

KOKSH ju uron suksese sportistëve në garat e tyre!

 

Lexo më shumë
lajme

Dita e tenisit në Berat

Image may contain: one or more people, people playing sports, people standing and outdoor

Dita e tenisit në Berat e organizuar nga “Shoqata e Tenisit Berati” në bashkëpunim me Bashkinë Berat, me Drejtorinë arsimore të këtij qyteti dhe Federatën Shqiptare të Tenisit, do te nxjerrë në sheshin kryesor të qytetit për të luajtur tenis, fëmijët e këtij qyteti duke filluar nga ora 18:00 e ditës së enjte 08.06.2017.
Aktivitetit do i paraprijnë ndeshjet e tenisit që do të luhen në fushat e Shkollës Ajet Xhindole me fëmijë të ardhur nga qytete të tjera të cilët do të shkëmbejnë përvojën e fituar me fëmijët që stërviten nga trajneri i pasionuar beratas Joli Papa.

Lexo më shumë