lajme

Kampi me trajnerë, mësues të edukimit fizik dhe prindër

Gjatë këtyre ditëve u zhvillua në National Sport Park, Kampi me trajnerë, mësues të edukimit fizik, sportistë të moshave dhe prindër. Kampi u organizua nga Federata Shqiptare e Tenisit dhe Tennis Europe që kish sjellë Koordinatorin, Goran Shevchenko.
Përgatitja mentale ishte një nga objektivat kryesore për sportistët e rinj.
Prindërit nga ata e tyre u informuan se sa të rëndësishme janë pjesëmarrja në turne të ndryshme Kombëtare dhe Rajonale për zhvillimin e tenistëve të rinj.

Lexo më shumë
lajme

Kampionati Kombëtar i Tensit 2016

U zhvillua Kampionati Kombëtar i Tensit për të rritur me pjesëmarrje të gjerë nga Klubet kryesore të vendit. Në finale dolën Genajd Shypheja dhe Henri Llapa, të dy nga Tenis Tirana. Pas finales që përfundoi me rezultatin 6:1, 6:4, Genajd Shypheja u shpall Kampjon i vendit për vitin 2016.

Image may contain: 1 person, outdoorImage may contain: 1 person, shorts and outdoor

Lexo më shumë
lajme

Promovimi i tenisit në Maliq

Më datë 30 korrik 2016 në kuadrin e aktiviteteve të Federatës Shqiptare të Tenisit për përhapjen e sportit të tenisit, në oborrin e shkollës 9-vjeçare, në Maliq, u organizua aktiviteti i promovimit të tenisit.
Aktiviteti u zhvillua në partneritet: Fondacioni Kenedy, Federata Shqiptare e Tenisit, Qendra “Miq për Jetë”. Nje falenderim i veçante shkon per Z. Altin Hysi i cili dha një ndihme shumë të madhe në organizimin e këtij aktiviteti.
Aktiviteti u karakterizua nga interesimi shumë i madh i fëmijëve dhe të rinjve të qytetit.

Lexo më shumë
lajme

Turneu i ITF, “Tirana Open U18”

Ka filluar në ambjentet e National Sport Park në Tiranë turneu i ITF në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit “Tirana Open U18”.
Në ditën e parë tenisti i “Tennis Club Korça” Ivi Selenica bëri një figurë të mirë paçka se u mund nga maqedonasi Mihail Kuseski me rezultatin 6:3, 6:4.
Veçori e ketij turneu është numri i madh i pjesëmarrësve dhe shtrirja e madhe gjeografike e tyre. Duket se ky turne ka marrë një rëndesi të veçantë për tenistët e rinj.

Lexo më shumë
lajme

Davis Cup 2016

Ka përfunduar përfaqësimi i ekipit kombëtar të meshkujve në tenis në Kupën Davis, me humbjen 0:3 që tenistët kuqezi pësuan nga Islanda, në ndeshjen e vlefshme për vendet 13-14. Pasi zunë vendin e fundit në Grupin B, Shqipëria u përball me Islandën (e fundit e Grupit C) për renditjen përfundimtare të zonës së tretë eliminatore në Europë. Por sërish humbje për Shqipërinë, që edhe pse u përpoqën nuk fituan dot. Kuqezinjtë lanë pas në renditjen përfundimtare vetëm Kosovën, që nuk fitoi asnjë ndeshje në këtë turne që u zhvillua në Talin të Estonisë.
Ndeshjet me Islandën kanë qenë deri diku me rivalitet për kuqezinjtë, ku në sfidën e parë debutoi Mario Zili, që u mund 2:0 (6:1, 6:0) nga Rafn Kumar Bonifacius...

Lexo më shumë
lajme

Kampionati Kombëtar 2015

Arbër Sulstarova është shpallur sot në mbrëmje Kampion i Shqipërisë për meshkuj, pas një ndeshje maratonë (zgjati 3 orë e 30 minuta), ku mposhti në finale me shifrat 2-1 Genajd Shypeja. Të dy finalistët janë tenistë të ekipit “Tenis Tirana”, skuadra më e mirë e këtij kampionati, që nxori në fund të ndeshjeve edhe kampionin e vitit 2015. Ndeshjet e kampionatit janë luajtur në mjediset e “Tirana Tenis”, me pjesëmarrjen e tenistëve më të mirë në vendin tonë. Sulstarova e Shypeja fituan të drejtën për të luajtur në finale, pasi dominuan përgjatë gjithë turneut.

Për të mbërritur në finale, Arbër Sulstarova mposhti Henri Llapa në një ndeshje që u luftua fort në setin e parë dhe në fund dha reziltatin 7:5, 6:1 dhe Genajd Shypehja që mposhti Marjo Zi...

Lexo më shumë
lajme

Dajti n’Fest

Tenisi kishte vendin e tij në eventin “Dajti n’Fest” të organizuar në malin e Dajtit me rastin e 103 vjetorit të Pavarësisë. Në fushat me bar, në ajrin e pastër, rreshjet e shiut nuk mund tja zbehnin bukurinë këtij aktiviteti. Interesimi i qytetarëve për të luajtur me raketë e për të treguar aftësitë e tyre ishte një mrekulli më vehte.
Një falenderim shkon për Fondacionin “EDS” që organizoi dhe bëri të mundur një aktivitet të tillë.

No automatic alt text available.Image may contain: 1 personNo automatic alt text available.Image may contain: 2 people

Lexo më shumë