Mesime

Kursi i Trajnereve nga FSHT dhe ITF

Ka filluar në Tiranë në ambjentet e National Sport Park, “Kursi i trajinerëve për lojtarë garues të nivelit të mesëm dhe të lartë” me pjesëmarrjen e 14 trajnerëve nga Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Kushtet për zhvillimin në kushtet optimale të Kursit janë siguruar nga ITF dhe Federata Shqiptare e Tenisit. Kandidatët do të trajnohen dhe do të vlerësohen në fushat e mëposhtme: Aftësitë/demonstrimi i të luajturit, Leksioni individual, Leksioni në grup, Aftësitë personale, Provimi me shkrim. Në fund të kursit kandidatët do të pajisen me certifikatë e Trajnerit niveli II nga Federatat e vendeve përkatëse në bazë të vlerësimit të Tutorit të Kursit.
Tutor i Kursit është Goran Shevchenko dhe Supervizor i tij është Ofice...

Lexo më shumë
Mesime

Historia e tenisit

Image may contain: 12 people, people smiling, people standing, suit and text

Disa njerëz besojnë se egjiptianët, grekët dhe romakët e lashtë kanë luajtur versione të ndryshme të tenisit. Nuk është zbuluar përshkrimi i ndonjë loje të ngjashme me tenisin, por disa fjalë të pakta arabe që datojnë që nga kohët e Egjiptit të lashtë përmenden si dëshmi të pohimeve të tilla. Sipas kësaj teorie, emri “tenis” rrjedh nga emri i qytetit egjiptian Tinis, që gjendet përbri lumit Nil, kurse emri “raket” e ka prejardhjen nga fjala arabe për palmën e dorës (freskuesen) – “rahat”.

Përveç këtyre dy fjalëve, nuk ka dëshmi të tjera se tenisi është luajtur edhe para 1 000 vjetësh, prandaj shumica e historianëve pajtohen se origjina e këtij sporti duhet të kërkohet në shekullin XI ose XII, kur filloi të praktikohej nga murgjit francezë...

Lexo më shumë