lajme

Dita e tenisit në Berat

Image may contain: one or more people, people playing sports, people standing and outdoor

Dita e tenisit në Berat e organizuar nga “Shoqata e Tenisit Berati” në bashkëpunim me Bashkinë Berat, me Drejtorinë arsimore të këtij qyteti dhe Federatën Shqiptare të Tenisit, do te nxjerrë në sheshin kryesor të qytetit për të luajtur tenis, fëmijët e këtij qyteti duke filluar nga ora 18:00 e ditës së enjte 08.06.2017.
Aktivitetit do i paraprijnë ndeshjet e tenisit që do të luhen në fushat e Shkollës Ajet Xhindole me fëmijë të ardhur nga qytete të tjera të cilët do të shkëmbejnë përvojën e fituar me fëmijët që stërviten nga trajneri i pasionuar beratas Joli Papa.