lajme

Fusha të reja tenisi në Korçë

Katër fusha të reja tenisi i shtohen qytetit të Korçës. Me një investim të Bashkisë së Korçës, numri i përgjithshëm i fushave të tenisit në këtë qytet arrin në tetë nga vetëm një, dhe ajo në kushte të papërshtatshme qe egzistonte tre vjet më parë. Kjo gjë është shoqëruar edhe me rritjen e numrit të atyre që merren me këtë sport në këtë qytet dhe shtimin e numrit të trajnerëve. Gjë që sigurisht do të shoqërohet edhe me rritjen cilësore të tenistëve nga ky qytet.
Standarti i fushave është i një niveli shumë të lartë, gjë që garanton edhe realizimin e aktiviteteve Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Aktualisht është duke u zhvilluar Turneu U12 dhe U14 për djem dhe vajza sipas Kalendarit të Federatës Shqiptare të Tenisit.
Një falënderim i veçantë për ata që kanë sakrifikuar më së shumti në synimet për realizimin e këtyre projekteve, të pasionuarit të sporteve Z. Ilir Selenica dhe trajnerit Z. Ervin Rota.
Shembullin e Bashkisë Korçë e konsiderojmë një inisiative për tu marre shembull nga të gjitha Bashkitë e tjera.