Mesime

Kursi i Trajnereve nga FSHT dhe ITF

 

Ka filluar në Tiranë në ambjentet e National Sport Park, “Kursi i trajinerëve për lojtarë garues të nivelit të mesëm dhe të lartë” me pjesëmarrjen e 14 trajnerëve nga Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Kushtet për zhvillimin në kushtet optimale të Kursit janë siguruar nga ITF dhe Federata Shqiptare e Tenisit. Kandidatët do të trajnohen dhe do të vlerësohen në fushat e mëposhtme: Aftësitë/demonstrimi i të luajturit, Leksioni individual, Leksioni në grup, Aftësitë personale, Provimi me shkrim. Në fund të kursit kandidatët do të pajisen me certifikatë e Trajnerit niveli II nga Federatat e vendeve përkatëse në bazë të vlerësimit të Tutorit të Kursit.
Tutor i Kursit është Goran Shevchenko dhe Supervizor i tij është Oficeri i Zhvillimit të ITF për Zonën e Europës, Vitor Cabral.

 

Facebook : https://www.facebook.com/642285789159043/posts/1892709167450026/

Leave a Reply

Comment
Name*
Mail*
Website*