lajme

Përfundoi Turneu i Tenisit “Pavarsia” në Tiranë

       

27 Nentor 2017

Përfundoi Turneu i Tenisit Pavarsia për moshat +35 dhe U12 në National Sport Park në Tiranë, me pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm sportistësh nga Shqipëria dhe Kosova.
Më 25 dhe 26 nëntor u zhvillua turneu për grupmosha U12, për meshkuj dhe femra. Turneu u fitua nga Melos Nallbani i cili mundi Drinor Shamollin me rezultatin 6 me 4 dhe 7 me 5.
Te femrat, turneu u fitua nga tenistja nga Kosova, Forta Morina ndaj Juna Danit të tenis Shkodrës me rezultatin 6 me 4 dhe 6 me 3.
Ndeshje mjaft interesante në moshat +35 vjeç ku në gjysëm finale dolën Holger Kosel nga Gjermania, Tedi Beni, Odeon Smailaj dhe Mildon Kumaraku. Ndeshja finale u luajt ndërmjet Holger Kosel dhe Tedi Benit e cila përfundoi me rezultatin 2 me 0 ( 6 me 0 e 6 me 3 ). Në këtë event na nderuan me pjesëmarrjen e tyre ambasadori i Suedise në Shqipëri, diplomatë të ndryshëm dhe si gjithmonë miqtë nga Kosova me në krye presidentin e Federatës së Tenisit te Kosovës, z. Mejdi Rexhepi.