Rregulloret

Vendim

Kryesia e FSHT 

Kalendari i aktiviteteve për vitin 2018

 Tiranë më 18.03.2018

 

Mbledhja e pare e Kryesisë për vitin 2018 mori vendimin si më poshtë për miratimin e aktiviteteve për vitin 2018 si në aneksin bashkangjitur.

 

Vendim

Kryesia e FSHT  

Federimi i anetarëve për vitin 2018

 Tiranë më 18.03.2018

 

 

Mbledhja e pare e Kryesisë për vitin 2018 mori vendimin si më poshtë për kuotat e federimit për anëtarët e FSHT për vitin 2018.

 

Kuotat e federimit për vitn 2018 do të jenë si më poshtë,:

 

  1. Kuota e anëtarësimit për Klubet dhe shoqatat, 5,000 Lekë
  2. Kuotat e anëtarësimit për Trajnerët, 3,000 Lekë
  3. Kuotat e anëtarësimit për lojtarët mbi 35 vjeç 1,500 Lekë
  4. Kuota e anëtarësimit për lojtarët e tjerë 1,000 Lekë.

 

Kuotat do të paguen Brenda datë 20.04.2018 në numrin e llogarisë së FSHT pranë

Bana Kombëtare Tregtare

ACC NAME : FEDERATA SHQIPTARE E TENISIT

IBAN ALL: AL80 2051 1021 6831 54CL TJCL ALLC

NR I ACC: 402683154

ku të specifikohet pagesa, anëtarët  dhe lloji i anëtarësimit.

 

 

 

Vendim

Kryesia e FSHT 

Parakualifikues per Trajnerë

(Niveli I-rë ITF)

Tiranë më 18.03.2018

 

Me kërkesën e synimin për rritjen e numrit të trajnerëve si dhe për formimin e tyre professional, të organizohet kursi I formimit të trajnerëve niveli Play&Stay.

Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi do të pajisen me license nga Federata Shqiptare e Tenisit për këtë nivel dhe do të kenë të drejtën për trajnimin e sportistëve të nivelit fillestar.

Data e organizimit te ketij kursi dhe personat pergjegjes per mbarevajtjen e ketij kursi do te caktohen ne nje vendim te dyte.

 

 

 

Vendim

Kryesia e FSHT

Pikëzimi i lojtarëve në pjesëmarrjet e organizuara nga FSHT

Tiranë më 11.05.2017

Për Turnetë e organizuara nga FSHT, sistemi i pikëzimit për lojtarët do të jetë si vijon:

 

Fituesi                         60 pike

Finalisti                      45 pike

Gjysemfinalisti           30 pike

Cerekfinalisti              20 pike

1/8 finale                    10 pike

1/16 finale                  5 pike

 

Për KAMJONATIN KOMBETAR, sistemi i pikëzimit për lojtarët do të jetë si vijon:

 

Fituesi                         80 pike

Finalisti                      60 pike

Gjysemfinalisti           40 pike

Cerekfinalisti              30 pike

1/8 finale                    15 pike

1/16 finale                  10 pike

 

Per lojtaret qe marrin pjese ne turne nderkombetare brenda dhe jashte vendit piket do te jene si me poshte

  • Per turnete jo zyrtare piket do jene njesoj si turnete e zakonshem
  • Per turnete ITF dhe Tennis Europe do te jepet dyfishi I pikeve (psh nqs arrin 1/8 finale merr 20 pike)

Në fund të çdo Turneu do të shpallen fituesit si dhe ekipi (Klubi/Shoqata) sipas pikëve të grumbulluara

 

 

 

Vendim

Kryesia e FSHT

Federimi i Lojtarëve në FSHT

Tiranë më 16.04.2017

  1. Një lojtar nuk mund të luajë në asnjë ndeshje zyrtare, nëse lojtari nuk është i federuar në emër të ndonje klubi/shoqate të paktën 1 (një) orë përpara fillimit të ndeshjes ne turneun perkates, dhe përpara se të përfundojë periudha e parë e federimeve.
  2. Lojtari konsiderohet i federuar në emër të një klubi/shoqate vetëm pasi eshte depozituar pagesa e vjetore e federimit dhe lëshohet kartoni i federimit nga FSHT.
  3. Çdo klub mund të aplikojë:
  4. a) për të regjistruar në listën e federimit lojtaret, duke plotësuar të dhënat në formularët përkates të FSHT-së.
  5. b) për të hequr nga lista e federimit ndonjë lojtar duhet bërë aplikimi i çregjistrimit me nje kerkese nga i interesuari dhe duke bashkangjitur dokumentacionin përkatës.
  6. c) për të përfshirë në listën e federimit ndonjë lojtar duke plotësuar dhe dorëzuar formularin përkatës pranë FSHT-së;
  7. d) për të hequr nga lista e federimit ndonjë lojtar duke plotësuar dhe dorëzuar formularin përkatës pranë FSHT-së.
  8. Një lojtar do të konsiderohet i federuar ose i hequr nga lista e federimit të klubit përkatës vetëm pas marrjes së konfirmimit nga FSHT.
  9. Një lojtar në proces gjykimi në Organet Juridike të FSHT-së mund të regjistrohet nga një klub në listën e federimit, por pa patur të drejtën e aktivizimit deri në momentin e marrjes së një vendimi përfundimtar nga Organet përkatëse.
  10. Ndryshimet në listën e federimit të lojtarëve të një klubi, mund të kryhen vetëm:
  11. a) gjatë periudhave të federimit të miratuara dhe të njoftuara nga FSHT, ose të përcaktuara në këtë rregullore;
  12. b) në raste të posaçme me miratim paraprak të FSHT-së; kjo pikë e rregullores zbatohet për të gjitha klubet njëkohësisht.
  13. Federimi i lojtarëve kushtëzohet nga miratimi i aplikimit përkatës për federimin e lojtarit nga FSHT.