Triumfues në turneun “Tennis Plus Open” të zhvilluar në Durrës më 12-14 Nëntor ishin:

Për kategorinë U10 Djem u shpall fitues  Ares FERHATI pas një përballje në finale me Arbër DANO me rezultatin 4-1,4-0, të ndjekur nga Ditan MULLIQI, Temircan KUSSAINOV dhe Kristo TOMORRI.

Ndërsa në kategorinë U10 Vajza, fituese doli Anjel HOXHA ndaj Glora BUSHATI me rezultatin  4-0,4-0, ndjekur nga Aiza SUBASHI dhe Vivien JORGONI.

Për kategorinë U12 Djem, pas një përballje me rezultat 7-5, 6-7(1), 13/11, fitues rezultoi Alex PRIFTI, i ndjekur nga finalisti Deis GABA dhe Olger QARRI, Luis MARKU.

Në kategorinë U14 Vajza, fituese u shpall AnaTereza GULI ndaj Ajri HOXHA me rezultatin 7-5, 6-3, të ndjekura nga Enki HYSENI,  Kejsi KALUSHI, Amina XHAFERRI dhe Onejsa MERKASHI.

Fitues në kategorinë U14 Djem rezultoi Arlis MUKA me rezultatin 6-3, 6-3 ndaj Damian METHASANI, të ndjekur nga Kledi GABA dhe Oniks SHKURTA.

Në këtë turne morën pjesë 37 lojtarë dhe organizator ishte FSHT dhe klubi Tennis Plus E&M.

Rezultatet më të detajuara mund t’i gjeni në linkun: https://courthive.com/live/FSHT