lajme

Turneu i moshave, Korça Open 2018

Sipas kalendarit të miratuar të Federatës Shqiptare të Tenisit, do të zhvillohet ditën e Shtunë dhe të Djelë, në datat 26 – 27 Maj 2018 në fushat e Parkut Olimpik në qytetin e Korçës Turneu “Korça Open 2018”. Brenda turneut do të ketë lojra për djem dhe vajza të grupmoshave U10, U12 dhe U14. Pagesa e turneut do të jetë 1000 Lekë. Kjo pagesë do të shërbejë për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve organizative të turneut. Sponsor i aktivitetit, Bashkia Korçë.
Organizator i Turneut është Shoqata e Tenisit Korça.
Kontakt, Ervin Rota, 069 218 2552.
Për fituesit do të ketë Kupa dhe Medalje.
Suksese pjesëmarrësve!