lajme

Turneu Junior U12, U14, U16 në Korçë

Në fushat e Parkut Olimpik Korçë, një investim i shkëlqyer i Bashkisë Korçë ka filluar Turneu i Tenisit për Juniore U12, U14 dhe U16 me pjesëmarrjen e tenistëve djem dhe vajza nga Klube të ndryshme të vendit dhe jo vetëm. Bashkia Korçë, Shoqata e Tenisit Skënderbeu dhe Federata Shqiptare e Tenisit kanë dakordësuar që këto lloj aktivitetesh ti kthejnë në traditë duke e gjallëruar ndjeshëm jetën e Tenisit nëkëtë qytet me shumë tradita sportive.
Risi e këtij Turneu është edhe paraqitja live e rezultateve në aplikacionin live në internet https://www.courthive.com/live/FSHT
Rinia e qytetit të Korës dhe sportdashësit Korçar janë të mirëpritur dhe do të kenë mundësi të ndjekin tenistët më të mirë dhe të kënaqen me kualitetet e tyre të zhvilluara në stërvitjet disavjeçare në Klubet e tyre.

Leave a Reply

Comment
Name*
Mail*
Website*