Veteranët

Veteranët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në tenisin shqiptar. Si pasojë e ndalimit të tenisit gjatë viteve të diktaturës, tenisi në Shqipëri u luajt vetëm nga disa pushtetarë dhe disa të apasionuar. Si rrjedhim në vitet e diktaturës tenis luajtën një numër shumë I kufizuar fëmijësh dhe shumë pak të rinj. Kështu lojtarët më të mirë të vendit mbeten veteranët. Prandaj deri në vitet 95-96 Kampionatet kombëtare fitoheshin nga Kadri Arapi, Agron Xoxe, si dhe nga Llambi Prifti, në atë kohë 40-45 vjeçarë.
Me krijimin e Federatës së re të Tenisit, aktivitetet filluan të organizohen më mirë. Një rol shumë të rëndësishëm pas viteve 90 pati Presidenti i atyre viteve Zoti Perlat Voshtina i cili organizoi edhe njëherë të pasionuarit pas këtij sporti dhe inkurajoi edhe dashamirës të tjerë dhe si rezultat filloi të bëhej modë zhvillimi i kampionatit të veteranëve.