lajme

Video, Tenis / ITF-ja, kurs 10-ditor për trajnerët e Ballkanit në Tiranë

Great opportunity for Albanian Coaches.
Thanks to Vitor Cabral and International Tennis Federation for giving Albania’s this amazing chance to host ITF Coaching Level 2 for Advanced Players with coaches from all around balkan region.

 

A big thank to the tutors Goran Shevchenko and also Vitor Cabral for their contribution in this mission.

 

ASNN – Në Tiranë, në mjediset e Kompleksit “National Sport Park” u zhvillua një kurs 10-ditor kualifikimi për trajnerët e tenisit. Për përfaqësuesit e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF), ku kurs shënon një tjetër nivel të kualifikimit të trajnerëve. “Ky është një kurs i nivelit të dytë dhe ka një përshkrim tjetër, sepse është kurs trajnues profesional”, sqaron Drejtori i ITF-së për Zhvillimin në Evropë, Vitor Kabral.

“prandaj kjo është një mundësi për Shqipërinë që të ngjitet në një nivel më të lartë, me një kurs më të posaçëm për sportistë të një niveli më të lartë, – vijon ai. – Në të shkuarën, ka patur kurse të tjera, por të një niveli më të ulët, prandaj që mendoj se kjo është një mundësi shumë e mirë. Diçka tjetër e rëndësishme është që ky është një kurs rajonal dhe kemi trajnerë që vijnë nga vende të tjera.”

Ndërsa Goran Shevçenko, Instruktor i trajnerëve në ITF, theksoi: “Ky është një kurs i një niveli profesional për trajnerët dhe ne kemi këtu 13 trajnerë nga vende të ndryshme të Ballkanit. Kemi trajnerë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, të cilët duan të mësojnë më tepër sa i përket stërvitjes së tenistëve dhe të marrin edhe një certifikatë të një niveli më të lartë.”

Për të dy përfaqësuesit e ITF-së, e rëndësishme është investimi në kualifikimin e trajnerëve dhe në infrastrukturë, edhe pse tenisi është një sport i kushtueshëm. “Ka faza të ndryshme në fakt, – pohoi Kabrali. – Por, në fazë fillestare, tenisi nuk është një sport i kushtueshëm. Por, më pas, me rritjen e nivelit të konkurrimit, kur vjen tek mosha 13-14 vjeՎ, bëhet një sport i kushtueshëm.

“Veçanërisht ngaqë duhet të udhëtosh, sepse është një sport ndërkombëtar, – vijoi ai. – Por ne kemi plot mundësi këtu në Evropë dhe sidomos këtu afër Shqipërisë. Por, për ta shmangur këtë, është e rëndësishme që të zhvillohet turne ndërkombëtarë këtu në Shqipëri dhe tenistët të kenë mundësi ta përfitojnë këtu përvojën. Kjo është një nga sfidat sfidat me të cilat përballet Federata Shqiptare e Tenisit.”

“Që të zhvillosh turne këtu, duhet të kesh infrastrukturën e duhur. Prandaj, kjo është edhe beteja kryesore e Federatës Shqiptare të Tenisit”, – përfundoi Drejtori i ITF-së për Zhvillimin në Evropë. “Mendoj se është shumë e rëndësishme, është shumë i rëndësishëm edukimi i vetes, në mënyrë që të nxjerrin lojtarë të mirë në të ardhmen”, – shtoi instruktori Shevçenko.

“Mendoj që tenistët tuaj kanë nevojë për mbështetjen më të mirë dhe stërvitjen më të mirë nga trajnerët, sepse përfitimi i një edukimi të pasur është i rëndësishëm për ta, për të ardhmen e tyre”, përfundoi maqedonasi, instruktor i trajnerëve në ITF. Edhe për presidentin e Federatës Shqiptare të Tenisit, Ferdinand Sulo, ky kurs është një hap përpara.


 

Leave a Reply

Comment
Name*
Mail*
Website*