Turneu “ALBANIAN BOWL” i zhvilluar në datat 16-17 Tetor në Shkodër përfundoi me disa fitues për kategorinë U12 dhe U16.

Ky turne u organizua nga Shkodra Tennis Club në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit me pjesëmarrjen e lojtarëve nga vende të ndryshme të Shqipërisë por edhe tenistë nga Kosova, Mali i Zi etj. 🇦🇱🇽🇰🇲🇪🇷🇺

Në kategorinë U12 djem, fitues u shpall Alex PRIFTI që mposhti në përballje lojtarin Alen KATANA (6-2, 6-0), të ndjekur nga Arbër DANO dhe Timoteo ARAPI.

Në kategorinë U12 vajza, fituese rezultoi Nikoleta NAYDANOVA e cila fitoi ndaj Learta MUHARREMI (6-3,2-6,10/5) të ndjekura nga Emili BILALI dhe Enki HYSENI.

Në kategorinë U16 djem, fitues doli S.KATANA që mundi në finale tenistin Regi HALILI (6-2, 6-1), të ndjekur nga Kledi GABA dhe Arlis MUKA.

Në kategorinë U16 vajza, fituese u shpall Gresi BAJRI ndaj Rea QINAMI (6-4,6-0), ndjekur nga Juna DANI dhe Lejla SIJARIC.

Përballjet në këtë turne ishin dinamike dhe plot emocion.

Për më shumë informacion vizitoni linkun: https://courthive.com/live/FSHT